MKRS publikon pamjen që do të marrë rruga ‘Marin Barleti’ në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar pamjet e ndryshimeve që do të pësojë rruga “Marin Barleti” në Prizren pas restaurimit të saj.

“Pas përfundimit të të gjitha punëve në vitin 2025, përfshirë rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore, ‘Marin Barleti’ do të jetë rrugë model se si duhen trajtuar vlerat historike në shkallë të gjerë”, njofton MKRS.

Projekti i ndërhyrjes kishte nisur vitin e kaluar, ndërsa sivjet pritet të përfundojë restaurimi i disa shtëpive. /Kosova.info/

Go to TOP