Ish-këshilltari i Kurtit bëhet zëvendësguvernator, reagon LDK-ja
Milot Cakaj është emëruar sot zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.
Pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Albin Kurti e kishte angazhuar Cakajn në kabinetin e tij, duke e emëruar si këshilltar politik më 20 mars të vitit 2020.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i LDK-së.
“Krejt dhe drejt kapjes së shtetit”, ka shkruar anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Ema Nikci Rexha.
Ajo ka thënë se, kjo qeveri fundin e kanë afër.
“#fundinekeniafër”, ka shkruar ajo. /Kosova.info/
Prev Post
Dukagjini afron Mëziun
