Tentoi t’i korruptonte policët në kufi, arrestohet shtetasi shqiptar

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Tutje  bëhet e ditur se derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorëzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 eurosh për të kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

Rasti është incizuar nga organet e rendit si “Dhënie e ryshfetit”.

Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Go to TOP