Trajneri i Union Berlin dënohet me tri ndeshje dhe me 25 mijë euro

Trajneri i Union Berlin, Nenad Bjelica, është dënuar me tri ndeshje dhe është gjobitur me njëzet e pesë mijë euro të enjten, ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë. 

Deri te ky vendim ka ardhur për shkak të sjelljes së reflektuar në raport me futbollistin e Bayern Munich, Leroy Sane, të cilin trajneri kroat e ka shtyrë për ç’gjë edhe është ndëshkuar me karton të kuq. 

Ndeshja me Bayern ka përfunduar me fitoren e baavarezëve me rezultat 1-0. 

Bjelica, i cili e mori drejtimin e skuadrës në nëntor të vitit që shkoi, do të mungojë në ndeshjet e ekipit të tij kundër Darmstadt 98, RB Leipzig dhe Mainz 05.

Go to TOP