Përfundon intervistimi i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Ka përfunduar pas tri orësh intervistimi i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes.
Punonjësit të shtëpisë së shëndetit në Gostivar po protestojnë për shkak se nuk ju ësht…Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të …Qeveria i dërgon në Kuvend dy emra për anëtar të Bordit të OSHP-së, njëri nga do të zgj…Bashkim Pllana dhe Fatos Budeci emërohen anëtarë të bordit KRU “Prishtina”Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Kosova në vijë të plotë me standardet ndërkombëtare
“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale.
Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë Zhinipotoku.
Murselit dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtroim Kokalla, gjenden në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.
Murseli, për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kokalla për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë.
