Haradinaj takon Abbott: Roli i Mbretërisë së Bashkuar jetik për lirinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Haradinaj ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj.

“Mbretëria e Bashkur edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit”, ka thënë Haradinaj.

Në takimin lamtumirës, Haradinaj Ambasadorit Abbott i ka ndarë medalje në shenj respekti për kontributin e tij, duke e quajtur “me besim në Zot, atdhe e shtet”. /Kosova.info/

Go to TOP