Maignan thotë se duhet vepruar me masa të ashpra kundër racizmit

Duhen zbatuar sanksione të forta për të luftuar racizmin, ka thënë portieri i Milan, Mike Maignan.

Në ndeshjen e të shtunës në Serie A kundër Udineses francezi është larguar për pak kohë nga fusha në shenjë proteste pas thirrjeve raciste nga tifozët vendas kundër tij.

“Nuk mund të luajmë futboll kështu. Nuk është hera e parë që ndodh në këtë mënyrë. Duhet vepruar me sanksione shumë të forta, sepse të folurit nuk bën më asgjë”, ka thënë Maignan për Sky Sports Italy.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është solidarizuar me Maignan, duke bërë thirrje për marrjen e masave në rastet e racizmit.

Go to TOP