Leverkusen fiton si mysafir i Leipzig

Bayer Leverkusen ka rritur distancën nga vendi i dytë në tabelë, Bayern Munich. Pas fitores së sotme nga Leipzig skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ka shtatë pikë më shumë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Red Bull Arena” mysafirët kanë triumfuar me rezultat 2-3. 

Për Leverkusenin kanë realizuar Nathan Tella (47’), Jonathan Tah (63’) dhe Piero Hincapie (90+1’), ndërsa për Leipzigun kanë shënuar Xavi Simons (7’) dhe Louis Opena (56’).

Pas kësaj ndeshje Leverkusen ka dyzet e tetë pikë e Bayern Munich dyzet e një, por bavarezët kanë të zhvilluara dy ndeshje më pak. Leipzig gjendet në pozitën e katërt. 

Go to TOP