Shefi i OSBE-së dhe Krasniqi flasin për zhvillimet rreth kryetarëve në veri

Shefi i OSBE-së, në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, me të cilin ka biseduar për kryetarët veriorë.

Në lidhje për udhëzimin administrativ Davenport ka theksuar që ky proces të ecë pa probleme dhe në përputhje me ligjin.

“Takimi i mirë sot me ministrin Elbert Krasniqin. Diskutuam për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave. Theksova rëndësinë që ky proces të ecë pa probleme, në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Ashtu si me zgjedhjet, largimi duhet të jetë i lirë, i drejtë dhe demokratik”, ka shkruar Davenport në platformën X. /Kosova.info/

Go to TOP