Komuna: Tenderi nuk ishte për kulm por për pjesët brenda ndërtesës
Një vajzë pësoi lëndime trupore sot kur kulmi i objektit të ri të Komunës së Prishtinës, u rrëzua.
Pavarësisht se opozita e Prishtinës kishte thënë se Komuna vitin e kaluar ka dhënë tender në vlerë prej 386 mijë eurosh për renovimin e kulmit në ndërtesën e Komunës së re të Prishtinës, Lulëzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca, ka thënë të kundërtën në Kiks Kosova.
Ai sqaroi se tenderi që është dhënë për renovimin e këtij objekti, nuk kishte paraparë renovimin e kulmit, por vetëm hapësirat e brendshme të objektit komunal.
