Koreja e Veriut: Pamjet tregojnë se si adoleshentët dënohen me punë të rënda nëse thyejnë rregullat

Pamjet e rralla të siguruara nga BBC Korean tregojnë se Koreja e Veriut dënon publikisht dy djem adoleshentë me 12 vjet punë të rëndë për shikimin e K-dramave.

Pamjet, të cilat duket se janë filmuar në vitin 2022, tregojnë dy djem 16-vjeçarë të prangosur përballë qindra studentëve në një stadium në natyrë, shkruan BBC.

Gjithashtu tregon oficerët me uniformë që i qortojnë djemtë se nuk “reflektojnë thellë për gabimet e tyre”.

Argëtimi nga Koreja e Jugut, përfshirë edhe atë në TV, është i ndaluar në Veri.

Go to TOP