Çeku: Veprimtaria e Adem Gashit, referencë për brezat e ardhshëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se ikja e shkrimtarit dhe poetit të shquar, Adem Gashi, do të lërë mungesë në krijimtarinë letrare por veprimtaria e tij artistike e lënë si trashëgimi do të mbetet referencë për brezat e ardhshëm.

“Shkrimtarin Adem Gashi do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri modest, atdhedashës e punëtor të zellshëm, i cili vazhdimisht ka krijuar vepra të cilat edhe u shndërruan në himne këngësh që me ëndje i kemi dëgjuar dhe do t’i dëgjojmë edhe në të ardhmen. Me ndarjen e tij nga jeta, jo vetëm letërsia shqipe, por e gjithë bota letrare ka humbur një prej figurave emblematike dhe frymëzuese”, theksohet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit që ministri Çeku ka dërguar për familjen Gashi, miqtë e të ndjerit dhe komunitetin artistik në përgjithësi.

Go to TOP