Mustafa me akuza ndaj Von Cramon për ardhjen e VV-së në pushtet
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka akuzuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon “për kontributin e ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Këto kritika Mustafa i ka bërë në kohën kur Cramon po qëndron në Kosovë për vizitë. Ajo është takuar me kryeminsitrin Albin Kurti, i cili e ka falënderuar për kontributin e saj të vazhdueshëm për Kosovën dhe për heqjen e vizave.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIsaMustafaKS%2Fposts%2F953867006103073&show_text=true&width=500
