Shërbimi i kemioterapisë në QKUK zhvendoset në Mjekësinë Sportive

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, nga 15 janari, shërbimi i kemioterapisë, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

Në njoftim bëhet e diture se shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, pra hapësirat ku jepet kemioterapia, nga dita e hënë, 15 janar 2024, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, e cila ndodhet në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut”.

“Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse shërbimi 24-orësh, për të  hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth  3 muaj më parë. Me renovim  të tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, investim nga Ministria e Shendetësisë dhe ShSKUK, do të  krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe për stafin që i ofron këto shërbime”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Go to TOP