Refuzohet apeli i Kilajt kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim
Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të gjykatësit të vetëm për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.
Ndryshe Isni Kilaj u arrestua javë më parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), në bazë të fletarrestimit të ZPS-së dhe urdhrit për transferim lëshuar nga gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
Kilaj dyshohet se ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së.
Vendimi i plotë i Apelit.
