“Përrallat e tua janë bërë bajat” – pyetja që e zuri në befasi Lindën në ‘Darkën e të Nominuarve’
‘Darka e të Nominuarve’ është duke u zhvilluar në Big Brother VIP Kosova 2, në mes atyre që janë në nominim.
Çifti Adri & Iliriana, Ylli Dervishi, Linda Halimi dhe Shqipja – i janë përgjigjur pyetjeve të publikut.Një pyetje që e befasoi këngëtaren nga Vitia ka qenë ajo nëse është bërë bajat me përrallat që ka treguar brenda.
“Cilat përralla. Nuk e di. Nëse janë bërë bajat publiku vendos në qoftë se jo, unë kam me vazhdu. Nuk mendoj se janë bërë bajat përderisa janë akoma këtu”, u shpreh ajo.
