Dragisha Milenkoviqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar për dy muaj paraburgimin ish-gardianit serb Dragisha Milenkoviq.

Milenkoviqi akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, keqtrajtim e torturë në vitet 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Go to TOP