Vdes në rrethana të dyshimta një 24-vjeçar në Prizren

Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet. Viktima është mashkull kosovar, i vitit 1999”, tha Gashi.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Nëse ju apo dikush që ju e njihni ka mendime të bëjë vetëvrasje, telefononi Linjën e Jetës në 080012345

Go to TOP