“Flaka e Janarit”, pa akademinë përkujtimore të Rugovës: Reagon LDK-ja…

Për herë të dytë manifestimi “Flaka e Janarit”, do të mbahet pa akademinë tradicionale përkujtimore Dr. Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, ka reaguar ashpër nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thumbuar qeverisjen aktuale të Gjilanit.

“Mos përfshirja e Akademisë përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” , edhe këtë vit ështe bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunes së Gjilanit.

Administratori i tyre në Gjilan është vetëm një marionetë.

Thyerja e kalendarit të manifestimit për herë të dytë është tregues se kasta e tyre politike sa shumë e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike.

Urrejtja nuk ka fituar mbi të mirën asnjëherë. Mosmirnjohësi është më i keqi i llojit të njeriut, por paqja, dashuria dhe rrespekti për Presidentin historik nuk mund të ndalet..

Gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje”, ka thënë Haziri në një reagim publik në profilin e tij në facebook. /Kosova.info/

Go to TOP