Pamjet nga ajri demantojnë pretendimin e Vuçiqit për numrin e protestuesve që morën pjesë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e mbrëmshëm para opinionit tha se në demonstratat në Beograd ishin 2490 persona.

Por siç shkruajnë mediat e huaja, pamjet ajrore e mohojnë këtë.

https://twitter.com/i/status/1739008506236125625

Ndryshe, siç ishte raportuar nga mediat serbe, demonstruesit dhe deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” mbrëmë kanë tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e Kuvendit të qytetit në Beograd.

Me ç’rast, siç është thënë më tej, janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të hyrjes.

“Nuk ka revolucion. Ne po përpiqemi të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit me një reagim paqësor. 2490 persona janë të pranishëm sonte, 1195 po përpiqen të hyjnë në parlament…”, kishte deklaruar Vuçiq.

Demonstratat përfunduan me reagimin e policisë, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” doli dhe e akuzoi Vuçiqin se ka dërguar huliganët që provokuan dhunën.

Go to TOP