White: Njerëzit në Gaza nuk janë pjesë në një dërrasë shahu, shumë nga ta janë zhvendosur disa herë

Drejtori i çështjeve të UNRWA-së, Thomas White, përsëriti mungesën e sigurisë në të gjithë Rripin e Gazës pasi më shumë se 1.9 milionë palestinezë mbeten të zhvendosur si rezultat i sulmeve të Izraelit.

“Njerëzit në Gaza janë njerëz. Ata nuk janë pjesë në një dërrasë shahu, shumë prej tyre tashmë janë zhvendosur disa herë”, shkroi ai.

“Ushtria izraelite vetëm urdhëron njerëzit të lëvizin në zonat ku ka sulme ajrore të vazhdueshme. Asnjë vend nuk është i sigurt, askund për të shkuar”, shtoi White në X.

Go to TOP