Merdarë: Sekuestrohet një armë në bagazhin e një autobusi të udhëtarëve
Mëngjesin e sotëm në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në hyrje të Republikës së Kosovës, policia së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, kanë gjetur një armë – revole me gaz, e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.
Organet e rendit bëjnë të ditur se arma e gjetur është sekuestruar, ndërsa është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
