Tejkaloi kolonën, burri nga Vitia dënohet nga policia, ia marrin patentë shoferin për tre muaj
150 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalimi i ngasjes së mjeteve motorike për tre muaj i ka kushtuar një burri në Viti, tejkalimi i kolonës.
Sipas policisë, ai është dënuar për shkak se ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Zyrtar Policor të Stacionit Policor Viti gjatë kontrollit në trafik në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në Viti, kanë hasur në një kundërvajtës i cili gjatë ngasjes së automjetit bënë tejkalim të kolonës me automjet duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj.”, thuhet në njoftim.

