Konfiskohen cigare të kontrabanduara në Mitrovicën e Veriut, Sveçla thotë se ka rend e ligj 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është konfiskuar një sasi e madhe e cigareve të kontrabanduara në një banesë në Mitrovicë të Veriut.

Ministri Sveçla ka shpërndarë në Facebook një video të cigareve të konfiskuara, duke theksuar se ka rend e ligj në gjithë territorin e Kosovës.

“Cigare kontrabandë në një banesë në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut. Rend e ligj në gjithë territorin e Republikës!”, ka shkruar Sveçla. /Kosova.info/

Go to TOP