Shpërthen te PSG-ja, përkeqësohen raportet mes Enrique-s dhe Mbappe-s

Sipas “L`Equipe” raportet mes trajnerit Luis Enrique dhe yllit të parisienëve, Kylian Mbappe janë përkeqësuar.

Madje, flitet edhe për një krisje të thellë mes strategut spanjoll dhe yllit francez.

Në ndeshjet e fundit tekniku spanjoll ka preferuar që ta vendosë francezin në majë të sulmit dhe jo në krah dhe lojtarit duket se nuk i pëlqen kjo zgjedhje.

Kontrata e Mbappe-s me PSG mbaron në fund të këtij sezoni, ndërsa francezi qysh në muajin janar është i lirë që të firmosë me një tjetër klub.

Reprezentuesi i Francës prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid, madje, edhe vet lojtari gjithnjë ka shprehur dëshirë për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Ndërkohë, siç raportohet, për sulmuesin francez nuk mungojnë ofertat e “çmendura” nga Arabia Saudite.

Go to TOP