Real Madrid fiton dhe nuk i ndahet Gironas

Real Madrid nuk po e lëshon këmbësh Gironan. Me fitoren e sontme kundër Villarreal i ka dalur para një pikë dhe tabela mund të ndryshohet nesër kur Girona ndeshet me Alaves. 

Ndeshja e zhvilluar në “Estadio Santiago Bernabeu” është mbyllur me shifrat 4-1.

Bellingham (25′), Rodrygo (37′), Diaz (64′) e Modric (68′) kanë shënuar për madrilenët. 

Golin e nderit për mysafirët e ka realizuar Morales. 

Kësisoji pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka rimarrë kreun e tabelës me dyzet e një pikë, një më shumë se sa Girona. 

Go to TOP