Barcelona assesi të gjejë rrugën tek fitoret, barazon në udhëtim ndaj Valencias
Barcelona ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit spanjoll.
Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira shënimi për të dyja skuadrat, por që asnjëra nuk e gjeti rrugën e rrjetës.
Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi me anë të Roman Yaremchuk, por Inaki Pena nuk lejoi që të mposhtej.
Barcelona pati tri raste për të kaluar në avantazh, ku në dy prej tyre protagonist ishte Robert Lewandowski dhe në njërën Pedri, por Mamardashvili i vendasve arriti që t’i ndal të gjitha goditjet.
Pa gola u mbyll 45 minutëshi i parë i këtij takimi.
