Kishin sulmuar me mjete të forta një person, tre të arrestuar në Podujevë
Policia ka arrestuar tre persona në Shtedim të Podujevës, pasi të njëjti dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta një person.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Njësia policore më 08.12.2023 ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ditë më parë, kishin sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
