Sulmon punëtoren me sprej dhe i grabit paratë
Punëtorja e një lokali në Prishtinë ka raportuar në polici se një i dyshuar i panjohur duke përdorur sprej ndaj saj, ka arritur të grabisë një shumë parash dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Organet e rendit njoftojnë se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
