Komuna e Deçanit ndan 34 lopë qumështore, premtohen edhe më shumë donacione

Komuna e Deçanit ka bërë shpërndarjen e 34 lopëve qumështore për fermerët e këtij qyteti. Ky donacion erdhi në kuadër të kontigjentit të tretë të shpërndarjes.

“Sot, Komuna e Deçanit së bashku me organizatën ‘Mëshqerra’ kemi shpërndarë 34 lopë qumështore nga kontingjenti i tretë, e në gjithsej në kuadër të tre kontingjentëve kemi arritur të shpërndajmë 100 krerë me lopë qumështore për fermerët deçanas”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo komunë premtoi se do të bëjë sërish donacione të tilla ndaj fermerëve.

Go to TOP