LDK në Prizren: Rrugët në gjendje të rëndë, bora e zë në gjumë komunën
Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren, në faqen e Facebookut ka publikuar disa pamje të qytetit, duke thënë se rrugët janë në gjendje të rëndë.
Tutje, në shkrimin e tyre thuhet se bora e ka zënë në gjumë komunën e Prizrenit.
“Rrugët e qytetit në gjendje të rëndë. Bora e zë në gjumë Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e tyre.
