Përparim Rama: Dekorimet në kryeqytet janë në përfundim e sipër (FOTO)

Dekorimet në kryeqytet për festat në fundvit janë në përfundim e sipër.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ku theksoi se në përfundim janë edhe shtëpizat në sheshin “Xhorxh Bush”, ku sipas tij këto do t’i japin Prishtinës ngjyra e gjallëri festive.

“Të gjithë bashkë do të kalojmë momente të mrekullueshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe këngëve ikonike të këngëtarëve tanë të cilët do të performojnë çdo natë në koncert”, përfundoi Rama.

Ndërkaq me 28 Nëntor do të hapet tregu i fundvitit “Verë N’Dimër”.

Go to TOP