Policia gjen veturën e dyshuar të grabitësve në Suharekë

Policia e Kosovës njofton se sot në orët e pasdites, pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc të Ferizajt është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë të mërkurën.

Tutje bëhet e ditur se njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.

Go to TOP