“Mulliri i fundit i miellit në Gaza mbetet pa karburant, mund të ndalojë prodhimin brenda ditësh”
Abdulhaleem Awad, kreu i marrëdhënieve me publikun në fabrikën më të madhe të prodhimit të miellit dhe grurit në Gaza, Al-Salam Mills, i tha CNN të martën se ata janë dëshmitarë të një “krize të rëndë”.
Ai tha se mulliri funksionon me një kapacitet prej 25% për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe karburantit.
Al-Salam Mills është i vetmi nga pesë mullinj që janë ende në funksion në jug të Gazës, tha Awad. Para luftës, mulliri mund të prodhonte 480 tonë grurë në ditë ose 300 tonë miell, shtoi Awad, duke shpjeguar se tani ato janë të kufizuara në 75 tonë në ditë. Ai gjithashtu paralajmëroi se prodhimi do të ndalet nëse nuk marrin karburant brenda disa ditësh.
“Ne nuk dimë çfarë të bëjmë, nuk mund të prodhojmë miell të mjaftueshëm për 2.2 milionë njerëz”, tha Awad, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare “të ndërhyjnë me shpejtësi dhe të gjejnë një zgjidhje për problemin”.
