Rashica gëzon tifozët e vegjël, ua plotëson dëshirën për fanellë (FOTO)
Golashënuesi i Dardanëve, që çoi në fitoren e Kosovës ndaj Izraelit, Milot Rashica, u ka plotësuar sonte një dëshirë, disa fëmijëve, tifozë të tij.
Ndonëse, moti qe me shi në Prishtinë, ata nuk u zmbrapsën, dhe arritën që përmes një pankarte t’i kërkonin fanellën, futbollistit të njohu.
”Milot ma jep dresen të lutem”, qe kërkesa e tifozëve të vegjël të Rashicës.
Këtë kërkesë Rashica atyre ua miratoi, duke ua dhuruar pa hezitim dresin e tij dardan.

