Gjakovë: Lisi i dëmton dy vetura, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një lis ka rënë si pasojë e motit të lig, duke dëmtuar kështu dy vetura.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Beqir Kastrati”.

Po ashtu një person është dërguar në emergjencën e qytetit, anise lëndimet nuk ishin të dukshme.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Aktualisht është duke u bërë përpjekje për pastrimin e rrugës”, tha Elezaj.

Go to TOP