Konjufca: Zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030, do t’i hapë rrugë Kosovës

Në Konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës Transformuese të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie pa dallim.

Ai tha se zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030-të, do t’i mundësojë Kosovës për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Agjenda 2030, e ndihmon Kosovën shumë për ta projektuar edhe më të sigurt të ardhmën e vet, si dhe institucionet tona i janë përgjigjur ftesës së Kombeve të Bashkuara për të hartuar një agjendë transformuese, e cila e ndihmon zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, ku për Kosovën kjo agjendë duhet të shihet si një mundësi për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova për t’u bërë pjesë e iniciativave globale” u shpreh Konjufca.

Go to TOP