Roma fiton ndaj Lecces për dy minuta, Lukaku heroi i ndeshjes
Roma ka shënuar fitore ndaj Lecces, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Rastin e parë serioz në ndeshje e pati Romelu Lukaku, në minutën e 5’, por që e huqi penaltinë. Më raste nuk pati në këtë pjesë dhe u mbyll me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, Lecce kaloi në epërsi me anë të Pontus Alqvist, në minutën e 71’.
Megjithatë skuadra nga kryeqyteti i Italisë nuk u dorëzua pasi shënoi dy gola për dy minuta në fund të ndeshjes.
Fillimisht Sardar Azmoun e barazoi rezultatin në minutën e 92’, teksa Romelu Lukaku dy minuta më vonë u përkujdes për t’ia siguruar fitoren Romës.
Roma pas fitores renditet në vendin e 10-të me 15 pikë, pas 11 ndeshjeve.
