Kraniqi e Abdixhiku: S`ka krahasim mes draftit e marrëveshjes së 2013-ës

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi, duke marrë sërish fjalën për t’i reaguar fjalimit të kryeministrit Kurti, në seancën e stome parlamentare, tha se është për ta uruar ministrin Rashiq, sepse, siç u shpreh ai, është hera e parë që po e dëgjon kryeministrin e vendit të tij duke mbrojtur Asociacionin, por edhe kryeministrin Kurti për këtë qasje të tyre.

Krasniqi shtroi pyetjen kryeministrit Kurti lidhur me marrëveshjen e vitit 2013, nëse përmendet aty Asociacioni në draftin e ri apo jo, si dhe përse gjithë kjo ngarendje pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vuçiqin.

Ai u shpreh i habitur për, siç tha ai, nënshtrimin e Kurtit ndaj Lajçakut.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në replikën e tij ndaj kryeministrit Kurti, tha se nuk mund të krahasohet marrëveshja e vitit 2013 me atë ta tanishmin, sepse janë dy gjëra të ndryshme.

Sipas tij, ky draft është dokumenti i parë që Kosova e ka pranuar zyrtarisht. “Pra nuk mund të krahasosh me diçka që nuk ka ekzistuar më parë”, deklaroi Abdixhiku.

Go to TOP