S`ka fitues në ndeshjen Napoli – Milan

Napoli dhe Milan janë ndarë baras të dielën në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-2. 

Skuadra e Stefano Piolit ka hyrë në ndeshje me presion të madh pas dy humbjeve, kundër Juventusit dhe Paris Saint-Germain.

Pjesa e parë dhe dy golat e Giroud (22′, 31′) e kanë vendosur skuadrën vendase në pozitë të keqe, por pjesa e dytë ka parë napolitanët që të kthehen në lojë dhe ta vendosin baraspeshën me golat e Politano (50′) dhe Raspodari (63′). 

Pas kësaj ndeshje, Napoli dhe Milan kanë konsoliduar pozitat e tyre në tabelë, ku Milan gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Napoli në të katërtën. 

Go to TOP