Liverpool fiton lehtë nga Nottingham Forest

Liverpool ka shfaqur performancë bindëse në ndeshjen e Javës së dhjetë në Premier League. Ka fituar pastër ndaj Nottingham Forest.

Ndeshja në stadiumin “Anfield” është mbyllur me rezultat 3-0. 

Jota (31′) dhe Nunez (35′) me golat e tyre kanë bërë që skuadra e trajnerit Jurgen Kloop të shkojë në pushimin prej pesëmbëdhjetë minuta me avantazh prej dy golave. 

Pas kthimit, Salah ia ka bërë jetën edhe më të vështirë kundërshtarit, kur vetëm pesëmbëdhjetë minuta para mbylljes ka realizuar golin e tretë dhe të vulosjes së rezultatit. 

Pas kësaj ndeshje Liverpool gjendet në pozitën e katërt në tabelën e Premier League, e cila aktualisht kryesohet nga Tottenham. 

Go to TOP