Tre mikrofonë të RTK’së ndjekin Kurtin në Festival
Kryeministri Albin Kurti ka marrë krejt vëmendjen e Radiotelevizionit të Kosovës në natën finale të Festivalit të Këngës.
Kur është shfaqur në tepihun e kuq me kostume solemne, tre gazetarë të RTK’së e kanë mbuluar Kurtin.
E një nga pyetjet që iu bë Kryeministrit me këtë rast ishte ‘duke parë suksesin e këtij organizimi a mendoni se Qeveria duhet të japë akoma më shumë mbështetje – duke i ditur gjithë të mirat që i ka sjellë për shoqërinë’.
