Ten Hag i ka borxh “një kërkim falje” Maguiret

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i detyrohet “një kërkim falje” Harry Maguiret pas ringjalljes së fundit të qendërmbrojtësit.

Reprezentuesi anglez po kthen gradualisht fatin e tij me fanellën e Djajve të Kuq me disa paraqitje mbresëlënëse në dy ndeshjet e fundit.

Maguire bëri një paraqitje fantastike kundër Brentfordit dhe realizoi golin fitues kundër Kopenhagës, duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve, pas dy humbjeve radhazi ndaj Bayern Munich dhe Galatasaray.

Ish-mesfushori Tim Sherwood, ka thënë se Ten Hag i ka borxh një kërkim falje Maguiret për mënyrën si e ka trajtuar.

“Si menaxher, kur ke një lojtar si Maguire që dëshiron të japë gjithçka për kauzën dhe të mos lërë asgjë në fushë, mund ta përballosh këtë. Problemi është kur njerëzit fshihen dhe nuk duan të largohen nga trajtimi në dhomën e zhveshjes sepse ata duan të jenë në 110% për çdo lojë që luajnë, por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Unë mendoj se ai do të luajë shumë më tepër tani, dhe mendoj se Erik ten Hag i detyrohet atij një kërkim falje,” shtoi ai.

Mbrojtësi anglez do të shpresoj që do të jetë titullar dhe në derbin e Manchesterit ndaj Cityt të dielën.

Go to TOP