Dështon rezoluta e Rusisë në KS të OKB-së që kërkonte armëpushim të plotë humanitar në Gaza

Ka dështuar rezoluta e Rusisë, e cila kërkonte një armëpushim të plotë humanitar në Gaza.

Ajo mori katër vota pro, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe votuan kundër, ndërsa nëntë anëtarë të tjerë abstenuan, përfshirë Shqipërinë.

Veton ndaj rezolutës pritej që ta vendoste ShBA-ja, nëse do të kishte mbledhur vota të mjaftueshme për të vendosur atë në rrugën e miratimit.

Go to TOP