Focat Mrojtëse të Izraelit: Një komandant i lartë i Hamasit është vrarë
Ushtria izraelite ka vrarë një komandant të lartë të Hamasit, i cili ishte i përfshirë në forcën detare të organizatës, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Thuhet se Taysir Mubasher, komandant i batalionit verior të Hamasit, Khan Yunis, ishte në shënjestër bazuar në inteligjencën ushtarake dhe të sigurisë, shkruan “The Independent”.
Ushtria tha se Mubasher ishte “përgjegjës për sulme të shumta terroriste kundër civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF-së gjatë viteve”.
