Kalon ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, shoqërohet në stacionin policor

Njësiti policor në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasditen e së hënës ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP