Arrestohet një person në Deçan, sulmoi fizikisht personat zyrtarë
Një person është arrestuar në Deçan, pasi i njëjti në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti gjatë arrestimit ka sulmuar edhe një zyrtar policor.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
