Gjysmëhëna e Kuqe thotë se spitalet do të mbyllen pa karburant

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, tha se në kuadër të ndihmave të lejuara për Gazën, duhet të jenë të përfshira edhe karburantet.

“Kjo ndihmë humanitare nuk përmban karburant që është jetik për spitalet që të vazhdojnë të funksionojnë”, tha për BBC Radio, Nebal Fasakh nga kjo organizatë.

“Spitalet do të mbyllen nëse na mbaron karburanti”, shtuan nga kjo organizatë.

Tutje, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se situata në Gaza është zemërthyese.

Ndihmat e djeshme ishin të parat që hynë në Gaza që nga shpërthimi i luftës, raporton BBC.

Aty përfshihen ilaçe, ushqime, ujë dhe arkivole, por Izraeli ka refuzuar të lejojë që karburanti të kalojë kufirin.

Go to TOP