Dy të vdekur pas aksidentit në Kalimash, njëri nga Kosova
Policia e Kukësit ka dhënë informata shtesë për aksidentin e rëndë të ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku vdiqën dy persona, njëri prej tyre shtetas i Kosovës.
Nga policia kanë thënë se janë edhe tre persona të plagosur, pasi në këtë aksident u përfshirë dy makina të vogla dhe një autobot.
“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip ‘Ford’, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë”, thotë Policia e Kukësit.
“Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.
