Izraeli parashikon “përfshirjen e ShBA-së” nëse konflikti në Gaza përshkallëzohet
Këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi ka thënë se forcat amerikane do të “përfshiheshin” nëse lufta në Gaza përshkallëzohet.
Ai tha në një konferencë televizive se Joe Biden po “u bën të qartë armiqve tanë” se “do të ketë përfshirje amerikane” nëse Irani dhe grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah vendosin të përfshihen në konflikt, raporton Sky News.
Hanegbi iu referua vendosjes së anijeve të marinës amerikane në Mesdhe dhe paralajmërimit të vendit ndaj Iranit që të qëndrojë larg luftimeve.
“Izraeli nuk do të jetë vetëm… një forcë amerikane është këtu dhe është gati”, tha ai, pa dhënë asnjë detaj të mëtejshëm.
